Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se ka pranuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës për ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ të komunave më qëllim bashkimin e Mitrovicës.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal ka pranuar Konkluzionin e miratuar nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Jugut, datë 30.11.2018 lidhur me “Inicimin e ndryshimit të Ligjit 03/L-041 për Kufijtë Administrativ te Komunave me qëllim bashkimin e Mitrovicës”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së.
Tutje bëhet e ditur se brenda afateve kohore kjo ministri do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së kësaj kërkese.
“Konform mandatit të saj, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të shqyrtoj këtë Konkluzion dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi, do të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së tij brenda afatit ligjor të përcaktuar me Ligjin Nr 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në përgjigjet e MAPL-së dhënë për KALLXO.com.
Ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar ndryshimin e këtij ligji për realizimin e iniciativës së tij për ‘bashkimin’ e Mitrovicës.
Kjo iniciativë e Bahtirit ka marrë mbështetjen e pozitës dhe opozitës në këtë Komunë.
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...