Edhe zyrtarisht, Luka Modric është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2018.
Në ceremoninë e France Football të mbajtur në Paris, mesfushori kroat e fitoi ”Topin e Artë”.Në këtë garë, ai la pas vetes lojtarë si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe e Leo Messi, transmeton IndeksOnline.
Përndryshe, Modric është bërë futbollisti i parë kroat që e ka fituar një çmim si ”Topi i Artë”.Gjithashtu, me triumfin e sotëm, Modric ka thyer ”mallkimin” 18-vjeçar të mesfushorëve te Real Madridi.
Modric është bërë vetëm mesfushori i dytë i Realit që e fiton ”Topin e Artë” që prej se Luis Figo e fitoi atë në vitin 2000.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër