Një grua 80-vjeçare ka vdekur pasi u godit nga një kuti me gaz lotsjellës në dritaren e saj gjatë protestave të karburantit të së shtunës në qytetin francez të Marsejës.
Gruaja, e cila jetonte në një apartament afër vendit ku ndodheshin protestat, u godit në fytyrë pasi po mbyllte kapakët e dritareve, transmeton portali arbresh.info
Protestat mbi taksën e karburantit kanë rritur zemërimin e përgjithshëm në Francë për koston e lartë të jetesës.
Gruaja u dërgua në spital, por vdiq gjatë një operacioni, pasi pati tronditje, raportojnë mediat lokale.
Tre persona të tjerë janë vrarë në protesta që kur demonstrimet filluan më shumë se dy javë më parë, tha policia të dielën.
Ministria e Brendshme e Francës tha se rreth 136 mijë njerëz morrën pjesë në protesta gjatë ditës së diele, duke treguar mbështetje të gjërë për “jelekët e verdhë”, të cilët ankohen për taskën në rritje të karburantit./arbresh.info/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...