Shoqëria Civile përmes një aksioni simbolik ka vendosur baner me një porosi për komisionerin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn i cili sot është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Përmes këtij aktiviteti organizatori Xhavit Drenori tha se komisioneri Hahn duhet ta sheh këtë mesazh sepse kosovarët nuk e meritojnë të qëndrojnë të izoluar.
“Ne shprehim indinjatën tonë për qasjen e Bashkimit Evropian karshi qytetarëve të Kosovës. Qasje kjo që është e papranueshme sepse ne nuk e meritojmë të mbesim të vetmit jashtë BE-së”, tha Drenori.

Sipas tij, fajtor për mos liberalizimin e vendit janë edhe shtete që janë anëtare të Bashkimit Europian që nuk po e ndihmojnë Kosovën.
“Një pjesë të fajit duhet ta marrin edhe vet shtete që janë anëtarët të Bashkimit Eurpona. Është e pajustifikueshme që të na hedhet vetëm ne fajin për mos plotësimin e kritereve për liberalizim të vizave” u shpreh Drenori.
LEXO EDHE: E premtja e zezë e liberalizimit të vizave për Kosovën
Ai kërkoj nga BE që, nëse ata i cilësojnë liderët në Kosovë si të korruptuar, të mos bisedojnë me ta por me liderë tjerë.
Aksioni ka përfunduar i qetë dhe sipër organizatorëve do të ndërmerren edhe aksione tjera në të ardhmen. /Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/304233913759233/?__xts__[0]=68.ARCt5QfQKSa2YzDiivUxnf_A15b5xrSArhqwEhiqpiTYBl1eK_ReBKPEU_tcuo9Ji2RJfNluLZTqwkGfjtTmeLO37QYi4KmAWjPHHhsj2YXeeklk1UVuTavi_NXDBYUdlkq1poqXQrHxLKhDdNgTwqreEsmnXgMID9TKidXUZuwezWcy7ceIQGMi1M7mE7m4HmLz8Q96oqDOS_TCRgh82ePSBcqNrHN65Y1eE0d92A7xoeRxvFqpnl3zr271lfbW7ID6pdmDXghMR30Zmmry0t3i-VRQX7MXe-uI8XKPhbVz83cZhBeTkx9-YDTYz7AUp5lNb11EiSJt7_itqCLZpulEqm94uTUx&__tn__=-R
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...