Rreth 200 mijë armë vlerësohet të jenë ilegalisht në duart e qytetarëve të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Të gjithë këta qytetarët të cilët deri me tani kanë mbajtur të fshehta armët ilegale, nga data 17 dhjetor do të kenë mundësi që t’i dorëzojnë ose t’i legalizojnë ato.
Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një afat kohorë prej gjashtë muajsh duke filluar nga 17 dhjetori deri me 17 qershor 2019 për t’u regjistruar të gjitha armët që janë ilegalisht në Kosovë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se qytetarët që dorëzojnë armët, përjashtohen nga çdo ndjekje penale, ndërsa armët për të cilat kërkohet legalizim do ti nënshtrohen verifikimit të plotë.
“Në momentin kur dorëzohen armët apo bëhet kërkesa pezullohet zbatimi i nënti 374 i Kodit Penal të Kosovës. Pikërisht me këtë kod penal dënohen të gjithë ata që janë me armë mbajtje pa leje”, është deklaruar Zeka.
Zëvendësministri Zeka, i cili është edhe Koordinator Kombëtar për Armë të Vogla dhe Lehta, pret që të ketë numër të lartë të atyre që do t’i legalizojnë armët e tyre.
“Kemi një vlerësim në opinion ndërkombëtar që janë dikur rreth 200 mijë armë që sillen nëpër duar të qytetarëve në mënyrë ilegale. Besojmë që ky do të jetë një rast shumë i mirë për qytetarët që t’i legalizojnë armët dhe tu lejohet mundësi që t’i bartin armët pa u frikësuar”, ka thënë Zeka.
MBP do të fillojnë një kampanjë vetëdijësuese nga data 17 dhjetor për qytetarët që do të regjistrojnë armët e tyre.
“Ne kemi filluar fushatën por prej datës 17 dhjetor do të jetë një fushat me e madhe me i njoftu qytetarët ne detaje përmes broshurave”, është shprehur Zeka.
Ministri i MPB-së, Ekrem Mustafa me 23 nëntor ka marrë vendim për legalizimin e armëve.
Në vendimin e ministrit thuhet se për legalizimin e armëve duhet të shpallet afati kohor për fillimi e procesit të legalizimit.
“Afati kohor shpallet për periudhën gjashtë mujore dhe fillon nga data 17 dhjetor 2018 deri më datë 17 qershor 2019”, thuhet në vendimin e Mustafës./Arbresh.info/

Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...