Britania e Madhe është vendi ideal i çdo shqiptari, “ëndrra” që bëhet e prekshme për shumë të rinj me disa mijëra paund. Kohët e fundit kemi vënë re se një numër i madh shqiptarësh janë duke emigruar jashtë vendit dhe Anglia mbetet një ndër destinacionet e preferua në vite.
Një mundësi e artë e duket se ka ardhur nga Britania për të gjithë emigrantët, përfshirë edhe mijëra shqiptarët që e duan të pajisen me dokumenta.
Londra njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani.
Vendimi i papritur vjen pasi Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019-ën.
Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BE-së që jetojnë aktualisht në Britani do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik, shkruan “Syri”.
Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta të shteteve të BE-së janë duke shkuar në Britani pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave