Tani më është vendosur që festa e Krishtlindjes do të festohet në Bucklebury Manor, në shtëpinë simpatike gjeorgjiane të fisit Middleton.
Aty do të jetë edhe Pippa me burrin e saj James dhe djalin Arthur. Normal, që aty do të jetë edhe vëllau i tyre James, transmeton portali arbresh.info
Kjo sikur e vërteton që në familjen Mbretërore gjërat nuk po shkojnë mirë mes nuseve, pasi Uilliam dhe Kate pritet të kalojnë festat jashtë pallatit mbretëror.
“Krishtlindjet kanë të bëjnë me familjen dhe na japin një shans për t’u bashkuar”, ka thënë James Middelton për një medium gjerman.

Në të vërtetë, tani duket që Uilliam dhe Kate jo vetëm që nuk do të kalojnë festat me Harryn dhe gruan e tij shtatzënë, Meghan, por do të jenë me kilometra larg tyre.
Pra, a është kjo dëshmi e mëtejshme se dy vëllezërit tani janë më të vendosur se kurrë për të jetuar veçmas jetën e tyre?
Përderisa Kate dhe Uilliam do të jenë pranë familjes Middelton, Meghan dhe Harry besohet se festat do t’i kalojnë me Mbretëreshën Elizabeta II dhe burrin e saj Filipin./arbresh.info/
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë