Zëvendëskomandanti Rajonal i Policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani, ka suspenduar për 48 orë policen, e cila kishte keqpërdorur veturën zyrtare për të transportuar speca.
Nait Hashani, tha për Express se pas raportimit në mediat elektronike dhe në portalin tonë është shqiptuar masa e suspendimit për 48 orë zyrtarit policor për keqpërdorim.
“Pas raportimit për keqpërdorimin e veturës zyrtarë kanë filluar hetimet dhe është identifikuar zyrtarja e policisë e cila është nga Statcioni Policior i Kllokotit”, ka thënë Hashani për Express.
Me këtë rast, Toger Hashani ka suspenduar për 48 orë personin zyrtar dhe rasti është përcjellë në inspektoratin policor të Kosovës.
Ndryshe, dje është fotografuar një zyrtare e policisë derisa po fuste në veturën e policisë speca.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...