Ish presidenti amerikan, George Herbert Walker Bush u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Huston, Teksas në moshën 94-vjeçare.
George Bush Sr, siç ishte i njohur, u nda nga jeta në 22:10 me orën lokale të mbrëmjes së të premtes, 30 nëntor.
Ndërkohë, një mik i vjetër i ish presidentit të ndjerë ka dhënë disa detaje për mediat rreth ditëve të fundit të tij përpara se të mbyllte sytë një herë e përgjithmonë.
James A Baker III, miku i vjetër i Bushit dhe ish-sekretari i shtetit, i tha New York Times se 94-vjeçari ishte duke u “venitur” gjatë javës së fundit duke shtuar se shumicën e kohës e kalonte duke fjetur, duke mos ngrënë dhe pa u çuar nga shtrati.
Baker tha se edhe pse ish-presidenti ishte një njeri që e kishte sfiduar vdekjen disa herë gjatë viteve, këtë herë ndjehej ndryshe.
Ai u ndal nga shtëpia e Bushit të premten për të kontrolluar shokun e tij të vjetër, ose ndoshta edhe për t’i thënë lamtumirë.
Sapo ai hyri në dhomë, Bush filloi të pyeste:
“Ku po shkojmë, Baker?”
Baker iu përgjigj:
“Ne po shkojmë në qiell.”
Dhe, Bush iu përgjigj:
“Aty dua të shkoj.”
Brenda 13 orësh, 94-vjeçari ishte nisur për në rrugën e tij të fundit. Biseda e tij e fundit ishte një telefonatë me djalin e tij, George W. Bush, i cili i tha se ishte një baba i mrekullueshëm dhe se e donte shumë.
“Edhe unë të dua shumë”, ishin fjalët e tij të fundit në tokë.
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës