Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq është shpallur “njeri i paqes”. Së paku kështu ka menduar komiteti për ndarjen e çmimit ndërkombëtar “Luani i artë për paqe”, i cili sivjet i është ndarë askujt tjetër pos Aleksandar Vuciqit.
Sipas medieve serbe, në arsyetim është shkruar se çmimi i jepet për “të kontributit të frytshëm, të caqeve ndërkombëtare, të cilat e konsiderojnë mandatin e Vuciqit”, si dhe “përpjekjeve të tij të fuqishme për promovimin e paqes”, transmeton GazetaMetro.net.
Sipas RTS-së, Vuciq nuk ka marrë pjesë në solemnitet në Venecia, “për shkak të situatës në Kosovë”, ndërsa në letrën të cilën në ceremoni e ka lexuar ambasadori serb, ka thënë se ndarja e këtij çmimi dikujt që vjen nga Ballkani, zgjon shpresë dhe u përket të gjithë njerëzve ne Serbi, të cilët e kanë obliguar të punojë në interes të paqes”.
Vuciq, si ish-ministër i Informatave në Qeverinë e Millosheviqit, nuk është njohur më parë për paqe.
Ekzistojnë thirrjet e tij nga kuvendi i Serbisë gjatë viteve të 90-ta, ku thoshte se ‘për cdo serb të vrarë, të vriteshin 100 myslimanë”.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...