Sipas raporteve, Jose Mourinho tentoi për të bindur Neymarin që t’i bashkohet Manchester United kur ai vendosi të largohet nga Barcelona, por hierarkia e klubit ishte kundër çmimit të lojtarit.
Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë në histori kur ai finalizoi transferimin prej 222 milionë euro te Paris Saint Germaini në verën e vitit 2017, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi i PSG-së për të aktivizuar klauzolën e blerjes së Neymarit te zyrat e La Ligas krijoi një sagë të gjatë verore, ku një numër i madh i gjigantëve evropian kishin qasje te rrethi i tij.
‘Daily Record’ raporton se United ishte njëri nga këto klube dhe Mourinho personalisht kishte kontaktuar Neymarin në përpjekje për të sjellë atë në Old Trafford.
Mourinho kishte folur me Neymarin rreth transferimit në Manchester United, por drejtorët e klubit nuk ishin aq entuziastë dhe nuk dëshironin të kërkonin një lojtar që do t’i kushtonte atyre dyfishë më shumë se rekordi i tyre i mëparshëm.
Sidoqoftë, United e përkrahu Mourinhon atë verë duke nënshkruar me lojtarët si Victor Lindelof, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...