Rreth 2 500 deri në 3 000 emigrantë kanë mbërritur gjatë orëve të fundit në Austri nga Hungaria, njoftoi sot policia austriake pas vendimit të Budapestit për t’i dërguar me automjete në kufirin e përbashkët.
“Ndodhem në kufirin me Hungarinë dhe po shikoj. Fluksi i imigrantëve vazhdon”, deklaroi Hans Peter Doskozil, kreu i policisë së shtetit të Burgenlandit, në lindje të Austrisë, për agjencinë austriake të lajmeve.
“Ne presim rreth 17-18 autobusë për t’i dërguar në Vjenë dhe ndoshta në Gjermani”, shtoi ai.
”Rreth 400 imigrantë, të cilët ishin strehuar në një sallë koncertesh kthyer në qendër pritjeje në Nickelsdorf, në kufi, janë vendosur në bordin e një treni që është nisur në agim drej Perëndimit”, theksoi zyrtari. /AFP/
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...