Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur për raportet mes Presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk i beson fjalëve të Haradinjat për Thaçin, kur është fjala për ndryshim të kufijve.
Aliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se është Vetëvendosje ajo që nuk u beson fjalëve të kryeministrit kundër presidentit. Ai ka përmendur rastine demarkacionit me Malin e Zi, rast ky sipas Aliut në të cilin Haradinaj ka mashtruar.
“ Vetëvendosje nuk i beson deklaratave të Ramush Haradinajt Kur mashtrohesh një herë nga i njëjti person e ke të vështirë t’i besosh masnej”, ka thënë Aliu.
Ai ka thënë se nuk i besojnë shumë edhe vendimit që ka marrë qeveria kundër Serbisë për masën 100 për qind.
Aliu ka thënë se AAK ka hezituar të votojë edhe rezolutën kundër Thaçit.
“Kanë hezitu dhe refuzu për një rezolutë kundër Thaçit. Njëjtë si PSD’ja si AAK’ja janë njësoj në deklarata por për veprime hezitojnë”, tha Aliu.
Konjufca pret që nesër të formohet Qeveria
IJF-ja shkruan për Krasniqin dhe synimet e ardhshme të saj
Benita e zhgënjyer me Labin: Kuku, me kë paskam ndenjur deri...
Edi Rama e quan idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës që tha...
Konjufca: Kush tenton ta ndryshojë të vërtetën tonë, do të h...
FSK-ja zhvendos parakalimin e pavarësisë