Këngëtarja Dafina Zeqiri është në përgatitje të video kripit me këngën e saj më të re.
Këtë e ka bërë të ditur disa herë përmes rrjetit social instagram, mirëpo deri më tani nuk ka dhënë as edhe një detaj.
Përveç se tërë kohën ka paralajmëruar se diçka e re po vjen, ajo kësaj radhe e ka publikuar një fotografi nga skenat e xhirimit.
Ajo mban në dorë një armë automatike, duke i dhënë Dafinës një pamje të rrezikshme.
Dafina po ashtu, ka shkruar dy rreshta fjalësh, që ndoshta janë pjesë nga teksti i këngës së saj më të re.
“Vetëm ta dish që këto rrugë nuk do të të duan siç të dua unë dhe nuk do të të duan kurrë”, ka shkruar dafina në anglisht.
Veshjet e saj i ka dizajnuar si gjithmonë, kreatorja Lia Stublla, e cila po ashtu në instagramin e saj ka publikuar fotografi të Dafinës gjatë xhirimeve.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...