Komisioni Hetimor Parlamentar ka mbajtur mbledhjen e radhës në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018.
Në këtë komision ishin të ftuar për intervistim Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi.
Ndonëse Presidenti nuk ishte i pranishëm dy të tjerët kishin ardhur.
Anëtari i Komisionit Hajdar Beqa i doli në mbrojtje kryeministrit duke thënë se ato që janë të çuditshme janë nxitimi dhe mos informimi.
“Mendoj që ajo që thotë kryeministri është e drejt. Dokumentacionet qe na i keni sjell do të na ndihmoj mjaft shumë”, ka thënë ai.
Edhe anëtari i komisionit Muharrem Nitaj ka mbështetur kryeministrin duke i bërë një pyetje se deri ku ka shkuar rasti.
“Kryeministër ju mirë e cekët që rasti është bërë me nxitim dhe edhe kjo përbën shkelje të ligjit. Të vetmet masa që janë ndërmarr janë me largimin e ministrit të brendshëm dhe drejtorit të AKI-së. A keni informacione se ku po shkon procesi i zbardhjes së këtij rasti, apo procesi është mbyllur dhe ka mbetur aty ku ka mbetur.
Haradinaj i është përgjigjur Nitaj dukeni thënë se krijimi i komisionit që është bërë në parlament ka krijuar një shembull korrekt për të ardhmen.
“Mundësia e keqpërdorimit ekziston, por mendoj që me qasjen tonë do të ndodh ajo që është më e mira për vendin që brenda AKI të trajtojmë me kujdes protokollet që ndodhin. Njëkohësisht brenda Policisë dhe institucioneve marrëdhëniet të jetë më në nivel. Nuk mundet më një njeri cili do qoftë ta marr një vendim në emër të vendit. Do të jenë disa në tavolinë që të merret një vendim. Kjo është e arritura që është bërë pas këtij rasti. Pra Kosova më në fund ka një mekanizëm të tillë të punës dhe është i përhershëm”, ka thënë ai.
Ndërsa, Sami Kurteshi nga VV ka thënë se kanë një raport ku tregon të gjitha shkeljet e policisë në këtë rast.
“Janë të evidentuara të gjitha shkeljet e Policisë. Pse ai nuk është shkarkuar?”, ka thënë ai.
Kryeministri Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë se për vullnet politik do të mund ta shkarkonte edhe Shpend Maxhunin.
“Ai raport është produkt i drejtorit të Policisë dhe nuk janë qenë shkelje të qëllimshme ato qe janë bërë nga policia. Pra drejtorin Maxhuni do të mund ta shkarkoja politikisht por jo se e kam pasur unë në përgjegjësi sepse ai ka qenë vetëm zbatuesi këtë do të mund ta bënte tjetërkush. Për ketë kemi kërkuar nga qeveria mekanizmin vendimmarrës për një veprim a vendim”, tha ai.
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...