Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, Agim Çeku pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit të konfirmojë se komisioni të cilin e kryeson do t’ua njehë statusin e dëshmorëve të kombit edhe atyre të rënëve të para luftës çlirimtare.
Kështu thuhet në një njoftim të Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, të cilët sot në ora 14:00 kanë organizuar një tubim me familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit të paraluftës çlirimtare, të rënë në forma të ndryshme kundër okupatorit serb për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në këtë tubim janë të ftuar edhe veprimtarë të ndryshëm kombëtarë si dhe mysafirë të tjerë./arbresh.info
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026