Nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë kanë njoftuar se nga java e ardhshme do ta bojkotojnë mësimin, në se komuna më së voni për shtatë ditë nuk fillon të ndërmerr masa afatshkurte dhe afatgjate kundër ndotjes së ajrit.
Nxënësit thonë se kanë vendosur të protestojnë, pasi udhëheqësia e komunës nuk ka dashur t’i pranojë dhe dëgjojë kërkesat e tyre për ballafaqim me ajrin e ndotur, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Telma.
Protestat e sotme të nxënësve përfunduan qetë dhe pa incidente, ndërsa pjesëmarrësit nuk morën asnjë paralajmërim për takimin me kryetaren e komunës, Teuta Arifi.
Ndryshe, edhe ditë më parë dhjetëra nxënës të shkollave në Tetovë kanë protestuar kundër ndotjes së ajrit.
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...