Tregu i Punës tash e tutje do të ketë një sistem informativ i cili u lansua sot nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i cili tha se më në fund, punëdhënësit dhe punëmarrësit do të kenë mundësive të shkëmbejnë informacione rreth nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.
Postimi i plotë i Reçicës në Facebook:
Së bashku me UNDP-në dhe me mbështetje të Projektit për Punësimin të të Rinjve (EYE), sot lansuam Sistemin Informativ të Tregut të Punës. Angazhimi i MPMS-së dhe partnerëve tanë për krijimin e këtij sistemi ka për qëllim t’i ofrojë punëdhënësve dhe punëmarrësve informacione në kohë reale rreth nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.
Shkëmbimi i informacioneve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve ka qenë sfidë me të cilën jemi përballur dhe ky sistem tash e tutje do të krijojë lehtësira në shkëmbimin real të të dhënave.
Orientimi në karrierë i të rinjve, si parakusht për zbutje të papunësisë është objektiv i yni dhe një sistem i shkëmbimit të informacioneve rreth nevojave të tregut të punës do të lehtësojë arritjen e këtij qëllimi.
Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...