Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim trajnerin e xhudos Driton Kuka dhe ekipin e xhudistëve.
Gjatë takimit të tyre kryeministri Haradinaj u ka premtuar mëbshtetje për t’i tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara në fushën e sportit.
“Gjeneratës së artë të xhudos me normë olimpike të prirë nga strategu Driton Kuka, pata kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të thella, për ngritjen e Kosovës në brend botëror në këtë sport. Vetëm këtë vit i kanë sjellë vendit 21 medalje, duke e lartësuar flamurin tonë. U zotova se heronjtë tanë, që na bëjnë krenarë dhe na japin vullnet për të tejkaluar të gjitha sfidat që Kosova i ka përpara, nuk do t’i lëmë vetëm në këtë maratonë suksesesh, duke u krijuar me urgjencë kushte të volitshme infrastrukturore”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/186376825650789/

Osmani i gëzohet dërgimit të FSK-së në Gaza
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...