Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) së bashku me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë punëtorinë lidhur me rolin e medieve në raportimin e dhunës në familje.
Gjatë kësaj punëtorie do të prezantohet edhe udhëzuesi për raportim mbi dhunën në familje.
Kjo punëtori organizohet në kuadër të aktiviteteve të OSBE-së gjatë fushatës ‘16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, dhe do të ofrojë mundësi për gazetarët nga e gjithë Kosova që të kuptojnë rolin e fuqishëm që mediat kanë në ekspozimin e rasteve të dhunës në familje, në formësimin e diskursit publik, si dhe nxitjen e ndryshimeve në politika.
Udhëzuesi ka për qëllim të ndihmojë gazetarët në raportimin e tyre efektiv mbi dhunën në familje në mënyrë të ndjeshme për viktimat, si dhe për të adresuar dhunën në familje si shqetësim serioz në pasqyrimin e kontekstit të duhur, si dhe për të kërkuar llogari nga institucionet. Udhëzuesi përfshin një pasqyrë të kornizës përkatëse ligjore, procedurave civile, raportimit me ndjeshmëri ndaj viktimës, si dhe strehimoreve e linjave ndihmëse për dhunën në familje.
Punëtoria do të hapet nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu dhe Gentiana Begolli-Pustina, Kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...