Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme ka mbledhur të premten në Ohër ministrat e Brendshëm të Maqedonisë, Austrisë, Serbisë dhe Hungarisë të cilët kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e përbashkët të situatës së krijuar.
Në këtë takim, shefi i policisë maqedonase Mitko Çavkov, u shpreh i pakënaqur nga bashkëpunimi me Greqinë dhe akuzoi fqinjin jugor për sjellje jokorrekte në përballjen me fluksin e shtuar të emigrantëve.
“Ne bëjmë përpjekje maksimale për trajtimin e adekuat të fluksit të madh të emigrantëve që është mbi kapacitetet tona. Pres reagim edhe nga pala greke, kërkoj që edhe ata të japin kontributin e tyre dhe të mos ndikojnë në rritjen e vazhdueshme fluksit të emigrantë që vijnë nga Greqia drejt Maqedonisë. Zgjidhja nuk duhet të kërkohet tek bartja e problemit. Ne do të gjejmë mënyra për t’u ballafaquar me fluksin e fundit”, u shpreh Çavkov.
Në takimin e Ohrit, zyrtarët e katër shteteve që shërbejnë si vende transit për emigrantët, thanë se menaxhimi i kësaj situate përveç qasjes së përbashkët, kërkon edhe mbështetje më të madhe financiare e teknike.
“40 policë austriakë janë dërguar në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë dhe kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë të cilët me automjete shtesë dhe me tërë pajisjet janë atje për të shërbyer bashkë me autoritetet vendore. Formuam edhe një ekip hetues me të cilin do të luftojmë kundër kontrabanduesve”, deklaroi Johana Mikl-Lajtner, ministre e Brendshme e Austrisë.
Ndërkohë, duke folur në këtë takim për krizën e refugjatëve, ministri i Brendshëm maqedonas para kolegëve të tij tha se në 24 orët e kaluara nga Greqia në Maqedoni kanë hyrë mbi 4000 mijë persona.
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...