Lideri i opozitës Lulzim Basha duket se nuk i ka mirë punët me shifrat.
Përveç llogarive gabim në shumëzim, sipas të cilit 7×7 bëjnë 42!, llogaritë i dalin të gabuara edhe sa i përket datave historike. Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë një gafë pas homazheve që mbajti këtë të mërkurë, në Varrezat e Dëshmorëve.
Veç Ditës së Flamurit, asaj të pavarësisë më 28 Nëntor të 1912-ës, demokratët kujtojnë edhe ditën e Çlirimit, 28 nëntorin 1444. Një datë që i ndan nga e majta, të cilët Çlirimin e festojnë më 29 Nëntor.
Megjithatë, Basha është shprehur: Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944, 1444 (korrigjon veten)
Megjithatë ky moment nuk i ka shpëtuar kreut të qeverisë Edi Rama.
Edhe pse ishte në Vlorë, ku mori pjesë në ceremoninë për Ditën e Flamurit, në vendin ku u shënua historia e kësaj dite të veçantë për shqiptarët, Rama ka gjetur kohën të shpërndajë me video në profilin e tij në Instagram, këtë gafë të Bashës. “Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944. Ah jo, prit:28 nëntor 1444”, shkruan Rama.
https://www.instagram.com/p/BquBNJggmy6/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again
Mitrovica përkujton 26-vjetorin e `Natës së Tmerrit` për ban...
646 kundërvajtje në trafik përmes sistemit të ri në Maqedoni...
PD-PS përplasje për `territorialen` në Kuvendin e Shqipërisë
Durmishi: Qeveria hap thirrjen për subvencionimin e transpor...
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...