Sot në Hungari refugjatët që po mbaheshin në një qendër paraburgimi kanë thyer rrethojat së bashku, dhe janë nisur në këmbë nga Budapesti drejt Austrisë
Policia hungareze ka konfirmuar se rreth 300 refugjatë kanë depërtuar nëpër rrethojat e kampit ku ishin vendosur në Roszke të Hungarisë, dhe janë nisur drejt autostradës M5, e cila mund të shfrytëzohet pa pagesë, transmeton Indeksonline.
Në kampin e Roszkes në Hungari aktualisht akomodohen rreth 2,300 refugjatë, dhe nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen brenda dy orësh, ata kanë kërcënuar se do të thyejnë të gjitha rrethojat, konfirmon policia.
The Guardian shkruan se numri i njerëzve që po iu bashkohet turmës së refugjatëve që janë nisur në këmbë drejt Austrisë po rritet.
“Nuk kemi çfarë të bëjmë, pos të ecim”, i ka thënë një familje siriane një gazetari.
Ndërkohë, siç raportojnë mediet ishte e paqartë se çfarë saktësisht refugjatët kërkojnë, teksa në anën tjetër policia thotë se po mundohen të arrijnë një zgjidhje paqësore për situatën e krijuar.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, përveçse njofton se ka mbyllur rrugën që të çon drejt kufirin me Serbinë nga Budapesti.
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së