Luka Modric do të jetë fitues i çmimit “Topi i Artë” këtë vit sipas radio stacionit spanjoll ‘Onda Cero’.
Sipas burimit të lartpërmendur, kroati do të jetë i pari me më së shumti vota, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo në vendin e dytë dhe Antoine Griezzmann, i cili do të përfundoj i treti, transmeton portali arbresh.info.
Informata është e qartë dhe e bazuar padyshim në fitoret e mesfushorit të Real Madridit, i cili ishte kampion i Ligës së Kampionëve me ‘Los Blancos’ dhe finalist i Kampionatit Botëror në Rusi.
Cristiano Ronaldo ishte Kampioni i Kampionëve me skuadrën e Real Madridit.
Megjithatë, lojtari që ka fituar më së shumti trofe nga të gjithë të nominuarit është Griezmann.
Francezi ka fituar së bashku me Atletico Madridin trofeun e Evropa Ligës dhe Superkupën e Evropës, ndërkohë që skuadra e Francës është shpallur Kampion Bote në eventin e zhvilluar verës në Rusi.
Në rast se informatat konfirmohen, Luka Modric do të jetë afër një viti të shkëlqyer në nivelin personal për shkak se tashmë ka fituar çmimin nga FIFA si “Lojtari më i Mirë” në vitin 2018 dhe çmimin “Më i Miri” nga FIFA.
Ai po ashtu është zgjedhur lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të fundit./arbresh.info/
https://twitter.com/Radioestadio/status/1067505142000427009
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...