Togeri i Policisë së Kosovës Qamil Behramin duket që e ka penguar puna e gazetarëve të cilët pasqyronin një aktivitet të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai iu ka drejtuar gazetarëve që të shkojnë, madje duke i thënë se janë bërë si fëmija.
Kjo ndodhi pasi aktivistët e Vetëvendosjes kishin një aktivitet, ku i kërkonin Policisë që mos t’i qëndrojnë besnik kryeministrit Mustafa dhe këmishave të bardha të politikës, e as këmishave të bardha të Policisë, pasi që ata janë të korruptuar.
E pasi që të gjithë filluan të shpërndahen, mediumet e pranishme ishin ende duke filmuar çdo gjë. Ktu fillojnë edhe ofendimet e togerit Qamil Behrami, i cili filloi t’i ofendoj gazetarët.
“A se po fotografoni diçka që po e zbuloni Amerikën. Hajt shkoni… Jeni bërë si fëmijët. Gazetarë mo, me qenë të mençur…”, tha Behrami.
Ndryshe, ky nuk është rasti i parë kur gazetarët kanë probleme dhe sjellje të tilla nga Policia. Njëri nga ta para disa viteve kanë sulmuar kameramanin e KosovaPress-it, gjatë një aksioni të Vetëvendosjes në Merdare. Kurse, gjatë këtij viti kanë sulmuar një fotoreporter në Mitrovicë.
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...