Komisioni për çështje imunitare dhe mandati, kryetari i të cilit është deputeti Pavle Bogoevskli, sot duhet të deklarohet për pesë kërkesat e miratimit të paraburgimit për ish-kryeministrin dhe deputetin Nikolla Gruevski, i cili u arratis dhe morri azil politik në Hungari.
Gruevski është i dënuar me dy vite burg për rastin “Tanku”, por para se të fillojë vuajtjen e dënimit me burgg, u arratis në Hungari. Për këtë rast është kërkuar marrja e mandatit të Gruevskit, por nuk u sigurua shumica prej dy të tretave në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ish-kryeministri është i akuzuar në rastet e PSP-së “Trajektorja”, “TNT”, “Titanik”, dhe “Dhuna në Komunën Qendër”, për të cilët do të gjykohet në mungesë.
Krahas kësaj, Gruevski është i dyshuar edhe në disa hetime të PSP-së si në lëndën “Talir”, “Propaganda”, “Harmonia”.
Kërkesa për marrjen e imunitetit të Gruevski është me qëllim t’i caktohet paraburgim edhe për një pjesë të këtyre rasteve.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin