Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, inspektorati kundër zjarrit me asistencë të policisë serbe, ka mbyllur sërish institucione të komunës së Preshevës, themelues i së cilave është Kuvendi Komunal i Preshevës.
“RTV Presheva” ka bërë të ditur se me këtë rast janë bllombuar dyert hyrëse të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica”, Bibliotekës “Mehmet Isufi”, Radiotelevizionit “Presheva”, Zyra për të rinj, duke iu shtuar kësaj radhe edhe Zyra e Partisë Demokratike Shqiptare.
“Lidhur me ri-bllombimin e këtyre institucioneve, arsyetimin se pse kjo po ndodh nuk po e jep askush. Prandaj, vetvetiu lindin pyetjet: Kujt po i pengojnë këto institucione, me fajin e kujt po bllombohen për të dytën herë, kush dha leje për heqjen e bllombave të vendosura ditë më parë, kush duhet dhënë përgjegjësi për këto, a ka të bëjë ky ribllombim me festën e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit apo është koincidencë”, thuhet në reagimin e “RTV Presheva”, transmeton ksp.
“RTV Presheva” përsërit se një gjë e tillë nuk mbahet mend të ketë ndodhur ndonjëherë në Komunën e Preshevës dhe se për Radiotelevizionin Presheva kjo është një goditje e radhës pasi ka gati një vit që nuk financohet nga Komuna e Preshevës, kurse tani i duhet pa fajin e saj të ballafaqohet edhe me këtë problem.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...