Reagon Ministria e Infrastrukturës për zyrtarët e arrestuar: Askush nuk është mbi ligjin

18:39 | 26 Nëntor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Për këtë lajm ka reaguar edhe ministria në fjal duke thënë se ministri Pal Lekaj mbështet këtë aksion të policisë dhe kërkon që të çoj rastin deri në fund.

“Pas njoftimit për arrestimin e pesë zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ritheksojmë vendosmërinë e Ministrit Pal Lekaj për transparencë të plotë në çdo proces, veçanërisht pajisjen me patentë shofer.

Ministri Lekaj, në çdo paraqitje publike, u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante që të mbikëqyrin segmentin e patentë shoferëve, si njërin nga dikasteret më të rëndësishëm për sigurinë në trafikun rrugor.

Prandaj u bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të trajtojnë rastin në fjalë deri në fund, sepse askush nuk është mbi ligjin”, thuhet në komunikatën e MI-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale