Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe Milan Radoiçiç, është marrë në pyetje nga policia serbe për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq. Para policisë ai ka mohuar se ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.
Sipas ‘TV 02’ prokuroria serbe urdhëroi që të marrë në pyetje Radojçiqin pas deklaratës së prokurorisë së Kosovës se dyshon për përfshirjen e tij në këtë krim, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë sipas disa informatave jozyrtare Radojçiqi ka mohuar kategorikisht lidhjen e tij me vrasjen e Ivanoviç.
“Ku jam unë?” bën pyetjen Radoiçiq, duke u vetpërgjigjur: “Jam duke pritur dhe duke shikuar “, duke deklaruar tutje “nuk e kam pasur mik Oliver Ivanoviqin, por as nuk e kam vrarë”.
Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, sit të dyshuar për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq gjatë janarit të këtij viti.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...