Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar mbledhjen e sotme të dy qeverive të mbajtur në Pejë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se këto mbledhje janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë.
Thaçi përmes këtij postimi ka thënë se vendimet të cilat janë marr në mbledhjen e sotme janë një hap drejtë arritjes së synimeve strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
“Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Thaçi.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...