Maqedonia dhe Australia sot kanë nënshkruar memorandum për bashkëpunim në sferën e luftës kundër terrorizmit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftojnë nga MPB në takim kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, drejtori i Drejtorisë të Sigurimit dhe Kundërzbulimit Goran Nikollovski dhe delegacioni i Australisë i kryesuar nga ambasadori jo rezident Ruth Steward dhe ambasadori australian për luftë kundër terrorizmit Pol Foli.
“Në takim u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim midis Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë të Australisë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe u theksua bashkëpunimi i deritanishëm në nivele të shkëlqyera midis shërbimeve të sigurimit të të dy vendeve si dhe qëllimet për intensifikimin e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...
Kurti për zgjedhjet e 7 qershorit: Të panevojshme
Qytetarët marshojnë në Tiranë-Protestojnë kundër ndërtimeve ...
Kolumbia voton nën hijen e dhunës, dy rrugë krejt të kundërt...
Konaté prek tifozët e Liverpoolit me mesazhin e lamtumirës: ...