Rreth 150 balena janë gjetur të ngordhura në bregun e detit në Zelandën e Re.
Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat u informuan për tragjedinë nga një turist që po vizitonte ishullin Stewart.
Kur autoritetet mbërritën në ishull, gjysma e balenave kishin ngordhur ndërsa të tjerat ishin ende në jetë, por nuk kishte asnjë mundësi për t’i shpëtuar.
“Është e trishtë, por mundësitë për ti rikthyer në det ishin zero, vendosëm të procedonim me eutanazi, në mënyrë që të mos i linim të vuanin. Ky vendim na copëtoi zemrën, por nuk kishim zgjidhje tjetër”, deklaroi Ren Leppens, përgjegjësi i operacioneve të ruajtjes së kafshëve në ishullin Stewart.
Kjo nuk është hera e parë që në brigjet e Zelandës së Re gjenden balena të ngordhura pasi edhe në të shkuarën, animalistët kanë dhënë alarmin për numrin e lartë të vdekshmërisë së gjitarëve.
Ende nuk dihet se cilat kane qene shkaqet e ngordhjes se balenave.
Balenat e ngordhura i përkasin grupit të balenave të ashtuquajtura pilot, që jetojnë në grupe të mëdha, duke ndjekur njëra-tjetrën.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...