Juristi Dastid Pallaska ka komentuar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot në Pejë. Pallaska ka thënë se këto takime mbesin një vetë-reklamë e lirë për politikan të dështuar. Derisa ka deklaruar se kontributin e vetëm që mund ta japin këta politikanë për bashkimin ekonomik të shqiptarëve është që të heqin duart e tyre nga biznesi.
Pallaska përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka deklaruar se takimet e dy qeverive, si për nga dekori ashtu edhe mungesa e përmbajtjes mbesin vetëm një reklamë e lirë, për siç i ka quajtur ai politikanët e dështuar.
Ai ka thënë se kontributin e vetëm që mund ta japin këta politikanë për bashkimin ekonomik të shqiptarëve është që të heqin duart e tyre nga biznesi.
“Fundja, bashkimi ekonomik është arritur dhe ka lulëzuar vetëm aty ku këta politikanë nuk kanë pasur interesa apo njohuri për tu përzier”, ka shkruar Pallaska.
Ky është postimi i plotë i tij:
Si për nga dekori ashtu edhe për nga mungesa e përmbajtjes, takimet e dy qeverive janë dizajnuar dhe mbesin një vetë-reklamë e lirë për politikanë të dështuar!
Kontributin e vetëm që këta politikanë mund ta japin për bashkimin eknomik tê shqiptarëve është që të heqin duart e tyre nga biznesi dhe të lejojnë ndërmarrësit të punojnë të lirë.
Fundja, bashkimi ekonomik është arritur dhe ka lulëzuar vetëm aty ku këta politikanë nuk kanë pasur interesa apo njohuri për tu përzier.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...