Rusia është duke planifikuar që t’i ashpërsojë gjobat për kompanitë teknologjike që dështojnë t’i zbatojnë ligjet ruse, raportojnë burime të afërta me këtë plan. Ky vendim pritet ta forcojë luftën e Kremlinit kundër gjigantëve të teknologjisë, siç janë Facebook dhe Google.
Gjatë pesë viteve të kaluara, Rusia ka miratuar ligje më të ashpra për internetin. Këto ligje kërkojnë që makinat e kërkimit t’i fshijnë disa të dhëna kur japin rezultate, shërbimet për dërgimin e mesazheve t’ua mundësojnë shërbimeve sekrete dekodimin e mesazheve dhe rrjetet sociale t’i vendosin të dhënat e përdoruesve të tyre vetëm në serverët brenda vendit.
Burime të afërta me qeverinë kanë thënë se plani për ashpërsim të ndëshkimeve është hartuar në formën e një dokumenti këshillëdhënës që është përgatitur nga administrata e Vladimir Putinit dhe u është derguar kompanive më të mëdha për ta vlerësuar. Tash për tash, mjeti i vetëm që e ka Rusia për zbatim të rregullave për të dhënat është dhënia e gjobave që nuk janë më të mëdha se disa mijëra dollarë dhe bllokimi i shërbimeve online.
Propozimi për ashpërsim të gjobave kërkon që kompanitë që e shkelin ligjin të dënohen me 1% të vlerës së qarkullimit vjetor të tyre. Sidoqoftë, Kremlini nuk është përgjigjur në lidhje me hartimin e këtij propozimi. Një përfaqësues shtetëror i rregullatorit të komunikimeve tha se nuk mund të japë komente sepse agjencia e tij nuk është e përfshirë në hartimin e ligjeve.
Rregullatori rus i komunikimeve vazhdimisht e ka akuzuar Facebook-un dhe Google-n se nuk i kanë zbatuar ligjet ruse. Ky institucion e kishte bllokuar veprimtarinë e faqes “LinkedIn” para dy vitesh dhe të njëjtën ishte munduar ta bënte edhe me shërbimin e telegrameve. Në anën tjetër, përfaqësuesit e kompanive të mëdha teknologjike në Rusi nuk kanë dhënë komente lidhur me këtë çështje, shkruan “Reuters”,
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A