Familjarët e grupit “Kumanova”, janë duke protestuar në Pejë.
Para se të fillonte mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, familjarët e grupit të njohur si “Kumanova”, nisën protestën e tyre në Pejë.
Familjarët kanë thënë se arsyeja e protestës së tyre është për të kërkuar drejtësi për të gjithë të burgosurit e rastit “Kumanova”.
Kreshnik Kollçaku, ka thënë për lajmi.net, ka thënë se janë duke kërkuar lirimin e tyre nga burgu.
“Kemi dal më protestu për shokët tanë të grupit “Kumanova”, që janë duke u mbajtur padrejtësisht në Maqedoni. Kërkojmë nga dy Qeveritë lirimin e tyre sa më shpejtë sepse po mbahen padrejtësisht”, ka thënë ky familjar.
Protestuesit në duar mbanin mbishkrime “Është obligim morat t’i mbrojmë veteranët e flamurit kuq e zi”, “Ku mbetën djemtë e grupit të Kumanovës”, “Gruevski iku përmes Shqipërisë!”, etj.


Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...