Ka filluar mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, e pesta me radhë, ku kësaj here po mbahet në Pejë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpalli të hapur mbledhje e përbashkët.
“Jam i lumtur për të arriturat e këtij takimi të përbashkët dhe jam i bindur se mundësia për të nënshkruar 9 marrëveshje do të çojë deri në unifikimin e ekonomive tona dhe jo më kaq. E di që populli pret më shumë nga ne dhe ne do angazhohemi edhe më shumë dhe vetëm me punë do të marrim respektin e të gjithëve”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se Peja diti t’i thotë jo ndarjes në ‘99, Peja e Haxhi Zekës, Peja e qershorit 99 shkrumb e hi e me shumë dhimbje u ringirit për të mos u rrëzuar më kurrë dhe atë duke e ndërtuar shtyllat kryesore të jetës shtetërore me shumë mund.
“Sot Kosova është palë kontaktuese me BE-në, me MSA-në, zbaton prioritetet e reformës evropiane dhe ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave. Ashtu si çdo popull edhe Kosova pret që vendimmarrja të jetë pozitive”, ka thënë Haradinaj
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...
“Ne nuk i shfrytëzuam rastet tona, me pak fat edhe mund të m...
Hamza nga Drenica: Këtu i është thënë stop padrejtësive, sot...
Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit
BE shtrëngon rregullat për emigrantët/ Pakti i ri për Azilin...