Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për t’u intervistuar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018, raporton arbresh.info.
Kjo pasi që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërsa kryeministri Haradinaj sot do të marr pjesë ne mbledhjen e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, në Pejë.
Komisioni Hetimor Parlamentar sot ka ftuar për intervistim presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi për të folur për dëbimin e gjashtë shtetasëve turq më datë 29 mars të këtij viti./arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...