Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim në Skenderaj më bashkëpartiakët e tij.
Po ashtu, i pari i PDK-së ka ulur në një tavolinë edhe Sami Lushtakun, Nuredin Lushtakun dhe Bekim Haxhiun, si dhe kryetarin e Komunës së Skenderaj, Bekim Jasharin.
Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.
Haxhiu ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një fotografi ku shihen të ulur të gjithë së bashku.
“Sot në restaurant “Arbëri” në Skenderaj me kryetarin Kadri Veseli me bashkëluftëtarë dhe bashkëpartiakë, para nisjes së zgjedhjeve të brendshme përçuam mesazhin e unitetit të degës më të madhe të PDK-së. Skenderaj përherë do të jetë bastion i PDK-së, e cila është dhe adresa politike e Drenicës dhe gjithë Kosovës. Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me prezencën e tij e begatoj këtë takim”, ka shkruar Haxhiu.
Muaj më parë, Sami Lushtaku dhe Nuredin Lushtaku kishin zhvilluar polemika mes vete në lidhje me kandidimin për kryetar të Komunës së Skenderajt.
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...