A po afron Lufta e Tretë Botërore?
Tabloidët britanikë po spekulojnë shumë me këtë ide këto ditë.
E para ishte Daily Mail, që shkroi se zyrtarët rusë jashtë vendit kanë marrë urdhër që të kthehen me familjet e tyre në Rusi.
A rrezikojmë një luftë bërthamore?
Rusët u kundërpërgjigjen me tallje, duke thënë se në fakt Luftën e Tretë Botërore e nisi Daily Mail.
Megjithatë, Kremlini duket se e ka marrë seriozisht garën e armatimit.
Së fundmi, Rusia ka zbuluar se si është e para armë në botë që përdor energjinë e mikrovalëve për të shkatërruar dronët luftarakë, shkruan Gazeta Mapo, trasnmeton lajmi.net.
Arma e re është zbuluar nga zyrtarët rusë
Ajo është ndërtuar për të çaktivizuar avionët pa pilotë, madje edhe raketat deri në një kilometër larg.
Mostra e parë e kësaj arme është zbuluar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, e cila thotë se “Rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut, duke i shkaktuar atyre humbje të kontrollit.
Arma e re është ndërtuar nga Rusia në bashkëpunim me kompaninë UIMC.
“Tashmë efektiviteti i kësaj arme është provuar dhe ka dhënë rezultat. Kjo është një armë krejtësisht e re, e cila nuk është krijuar nga asnjë shtet tjetër megjithëse ka pasur tentativa”, tha një zyrtar, i cili shtoi se “Rrezja e vdekjes” përdor impulse me frekuencë të ulët për të bllokuar avionët e telekomanduar.

Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK