Liverpooli është mysafir i Watfordit për ndeshjen e javës së 13-të në Ligën Premier.
Nga 12 xhirot e mëparshme, Redsat kanë arritur nëntë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje, dhe mbajnë vendin e dytë në tabelë me 30 pikë, dy më pak se lideri Manchester City.
Watfordi e ka nisur mirë këtë sezon në kampionatin anglez duke arritur gjashtë fitore, dy barazime dhe katër humbje, dhe me 20 pikë të grumbulluara qëndron në vend të shtatë në tabelë.
Skuadra e Jurgen Klopp do të përpiqet që ta mbajë hapin me Cityn duke tentuar të marrë pikë të plota nga kjo përballje.
Mirëpo, edhe të zgjedhurit e Javi Gracias nuk do të lëshojnë pe, pasi luajnë para tifozëve të vet.
Formacioni startues i Watfordit: Foster, Femenia, Chathcart, Mariappa, Masina, Hughes, Doucoure, Capoue, Pereyra, Deulofeu, Deeney.
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Shaqiri, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje