Zenun Pajaziti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, për 100% taksë produkteve që vijnë nga Serbia.
Ai ka komentuar edhe billbordët që janë vendosur në Prishtinë, që falënderonin kryeministrin Haradinaj për këtë vendim.
Deputeti i PDK’së thotë se vendimi për taksë 100 për qind për Serbinë është marrë nga Qeveria e Kosovës e cila është e përbërë nga një koalicion dhe se vendimi nuk është marrë nga një person.
Kështu, ai mendon se nuk është koha që dikush të marrë merita për një veprim të tillë.
“Ky është vendim i Qeverisë e ajo përbëhet nga koalicioni”, tha Pajaziti në T7.
‘Nuk duhet të shpenzohen para për gjëra të tilla’, shton ai.
“Kisha qenë i lumtur nëse këta billborda t’i shihnim edhe në veriun e Mitrovicës’, tha Pajaziti, sipas të cilit shtetësia tregohet me kontrollin në tërë territorin e vendit.
Parulla gjigande kanë filluar të vendosen në sheshin kryesor të Prishtinës në të cilat ndërlidhet figura e kryeministrit Haradinaj.
“Sot jam 100% shtet, faleminderit Kryeministër”, është mbishkrimi i parullave që kanë zënë hapësirë sot te Hoteli Grand, në kryeqytet.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2409341572415862/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...