Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së.
Ai ka thënë se mbledhja e sotme nuk ishte urgjente, por ishte e rregullt, pasi që partia është në mes të procesit zgjedhor,
“Mbledhja nuk ishte urgjente por e rregullt. Nuk ka mbledhje në PDK mes anëtarëve dhe ministrave. Ne patëm diskutime dhe për situatën e sigurisë në veri, është shqetësuese nëse kjo degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje që mund të nxiten. Është e rëndësishme të garantojmë qytetarët kosovarë se askush nuk do të cenohet në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi.
Ai para gazetarëve ka folur edhe për vendimin e kryeministrit, Ramush Haradinaj që të rris taksën 100% për produktet serbe.
“PDK është pjesë e Qeverisë dhe asnjë vendim s’mund të merret pa u mbështet nga PDK. Ende pa u marr ai vendim, unë vet kam propozuar të ritet taksa 25-50% e pastaj u propozua të rritet në 100. Kjo gjeti edhe mbështetjen e PDK-së dhe ministrave të saj”, ka thënë Krasniqi.
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...