Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, po merr pjesë në protestën e organizuar në Mitrovicë, kundër vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e taksës për produktet me origjinë serbe në 100 për qind.
Simiç ka thënë se nuk ka se çfarë iu duhet serbëve qetësia dhe siguria kur ata nuk kanë bukë për të ngrënë.
“Ndoshta sot keni mundur të gjeni pak qumësht nëpër dyqane, por nesër nuk do të gjeni, dhe kështu nuk do të kemi më bukë”, ka thënë Simiç.
Ai ka thënë se një vendim i tillë do të lë serbët pa bukë
“Kjo taksë ndikon drejtpërdrejtë në jetën tonë. Njerëzit nuk do të kenë bukë për të ngrënë. Nuk na duhet siguria dhe qetësia kur nuk kemi bukë”, ka thënë Simiç.
Përfundon edicioni i Superligës, hiqen të gjitha dilemat – M...
Hamza para qindra mësimdhënësve: Mësuesit meritojnë paga më ...
Kosova mposhtet në miqësoren ndaj Çekisë
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...