Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk ka votuar rezolutën nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Gjithashtu rezoluta e PSD-së për dialogun me Serbinë është hequr sërish nga rendi i ditës për votim me kërkesë të këtij grupi parlamentar.
Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se kërkon të hiqet nga rendi i ditës ky votim për shkak të dakordimit për tekstin e rezolutës me grupet parlamentare.
“Ne si grup parlamentar mendojmë se mundemi me u dakorduar për një tekst të rezolutës dhe si grup parlamentar mund te flasim me shefat e grupeve me u dakorduar dhe kërkoj të hiqet nga rendi i ditës”, tha Sejdiu.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2 dhe 7 nëntor 2018:
1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
11. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
12. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
13. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë, propozuar nga GP i PSD-së,
15. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
16. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
21. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
22. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
23. Kërkesa e GP të PSD-së për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
24. Kërkesa e GP të PSD-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran