Policia në kërkim të dyshuarit të pestë, e quan operacion të suksesshëm

11:16 | 23 Nëntor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media për arrestimet e fundit që ka realizuar në veri të Mitrovicës për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Përpos detajeve që ka dërguar edhe përmes komunikatës, policia e Kosovës tregon se operacioni është realizuar me sukses dhe janë arritur objektivat e  synuara.

“Në këtë operacion kanë marrë pjesë hetuesit për krime të rënda, njësite tjetra speciale operative të cilat janë njësi që përdoren për realizimin e operacioneve policore. Operacioni ka përfunduar me sukses”, thotë drejtori i departamentit për hetime Riza Shillova

Policia tregon se gjatë realizimin të këtij operacioni nuk është lënduar asnjë zyrtar policor apo person tjetër i involvuar në këtë rast.

“Gjatë operacionit nuk kemi pas asnjë person të lënduar respektivisht zytarë policorë, gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve, edhe pas rezistencës që kanë hasur ne vendete arrestimit“, tha Shillova./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/287735295186423/

Shpërndaje në rrjete sociale