Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës ku janë arrestuar disa serbë.
Mediat serbe raportojnë për dy të arrestuar fillimisht, kurse mësohet se numri i tyre ka shkuar në katër.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka kërkuar nga KFOR-i që të shkojë në veriun e Mitrovicës dhe t’ua sqarojë sipas tij se pse dje deklaruan se gjithçka është nën kontroll dhe se ROSU nuk ka kërkuar të hyjë në Mitrovicë.
Ai ka thënë se një numër i qytetarëve janë mbledhur në shesh dhe janë të shqetësuar me situatën.
“Dje ka pasur një kampanjë të turpshme të disa mediave në Serbi që sulmuan presidentin Vuçiq i cili paralajmëroi aksion të ROSU-s këtu”, citohet të ketë thënë Rakiq.
Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mit...
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...