Më pak se një muaj pasi që ishte arrestuar, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 6 muaj burg ish-zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.
Me gjithë këtë, Cena nuk do të shkojë asnjë ditë të vetme në burg pasi që është pajtuar që dënimi i tij të kthehet në dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro.
Sanksion më i butë i është shqiptuar të akuzuarit tjetër të këtij rasti, Nusret Shala, po ashtu i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare të cilit i është shqiptuar dënimi në shumë 4 mijë euro.
Për dallim prej dy të parëve, i akuzuari i tretë, Hazër Shehu, që ngarkohej për ndihmë në keqpërdorim të detyrës zyrtare, është dënuar me 3 muaj burg ndërsa me pajtimin e tij i është kthyer në dënim në gjobë prej 2 mijë euro.
Të tre të akuzuarit e kishin pranuar fajësinë për veprën që u vihej në barrë nga Prokuroria.
Tani i shkarkuar, Cena u arrestua më 20 tetor të këtij viti nën dyshimin për ryshfet mirëpo pas hetimit rezultoi me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa hetimet për ryshfet pushoi.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri