Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në një takim me përfaqësuesit serb ka deklararuar se Beogradi ka informata se trupat shqiptare nga baza në Belevedere dhe Vrellë janë nisur në drejtim të veriut të Mitrovicës.
Kjo deklaratë ishte e mjaftueshme për të raportuar mediat serbe së tashmë në veriu kanë arritur edhe autoblinda.
Por të gjitha këto deklarata i ka mohuar Zëvendësdrejtori i Stacionit Policor në Veri, Besim Hoti.
Ai për “Indeksonline” ka thënë se situata në veri është e qetë dhe nuk ka asgjë.
“Nuk ka asgjë në lidhje me këto deklarata” ka thënë shkurt Hoti.
Rikujtojmë që ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të vendoset masa prej 100 përqind për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Vendim ky që ka shtyrë palën serbe të reagoj menjëherë, madje edhe me një konferencë për media në mesnatë.
Presidenti serb Vuçiq ka thënë se masa 100 përqind është i padrejtë dhe rrjedhimisht do të pamundësonte qarkullimin e mallrave serbe në Kosovë, teksa ka lutur institucionet e shtetit të Kosovës të heqin dorë nga ky vendim.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...