Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kundërshtuar taksën prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës, duke kërkuar që të tërhiqet kjo masë doganore.
Vuçiq ka bërë këtë thirrje në konferencën e mbajtur para pak çastesh në Beograd, pas takimit të Komitetit për Siguri dhe takimeve që kishte me ambasadorët e akredituar në Beograd, pas vendosjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe.
“Le të shohim se si ne mund të ndihmojmë për ta kapërcyer këtë krizë të vështirë. Ne kemi rënë dakord që të gjitha organet tona të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur lëvizjet të autoriteteve të Prishtinës”, tha Vuçiq, ndërsa kërkoi që Qeveria e Kosovës ta heq taksen e vendosur, në mënyrë që të bisedohet për të gjitha çështjet dhe po ashtu për të gjetur një zgjidhje përfundimtare mes dy vendeve.
Ai ka thënë se kjo është një goditje më e rëndë se të shtënat, pasi sipas tij me këtë mund të rrezikohet paqja. Vuçiq ka kërkuar po ashtu ndihmën e institucioneve të BE-së, që të bëjnë presion të Prishtina zyrtare që të tërhiqet ky vendim. Ai ka pohuar se serbët e Kosovës kanë dashur sot që të organizojnë protesta në qytetet e Kosovës, pas vendosjes së takes, por u ka kërkuar që një gjë të tillë të mos e bëjnë pa u takuar me të nesër./21Media
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...