Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka folur për kërkesat ndaj Serbisë, për të cilat subjektet politike mund të bëhen bashkë në Kuvendin e Republikës.
Kurti përmendi të gjitha dëmet që, sipas tij, Serbia ia ka shkaktuar Kosovës, duke thënë se ajo po vazhdon ende të shkaktojë dëme të pariparueshme.
Sipas Kurtit, shqiptarët në Luginë janë të shtypur, edhe pse janë më shumë se serbët në Kosovë, teksa thekson se kushtet e tyre elementare nuk janë të plotësuara.“Ekonomia e Kosovës është shkatërruar si pasojë e Serbisë, si nga lufta por edhe mbas luftës”.
Kurti është shprehur se dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga Serbia tejkalon shumën prej 22 miliardë eurosh.
I pari i Vetëvendosjes tha se Serbia ka plaçkitur edhe pensionistët e Kosovës, të cilëve u ka borxh 76 milionë euro, për kontributin e tyre të dhënë para luftës.
Albin Kurti thotë se ka ardhur koha që Serbisë t’i bëhet një listë ku rreshtohen dëmet që ajo ia ka shkaktuar Kosovës.
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...